Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila Myrtezaj mbush 33 vjet dhe dërgon mesazhin e fuqishëm: “Festa nuk është për moshën, por për…”

Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen e saj të 33-të, një moment që artistja e ka shfrytëzuar për të reflektuar mbi sfidat e kaluara, përfshirë ndarjen nga Bes Kallaku.

Në një video të ndarë me dy fëmijët e saj, Xhensila shprehet se dita nuk është thjesht për të mbushur një vit më shumë, por për të festuar forcën dhe mbijetesën e saj brenda një viti të vështirë.

Ajo shkruan:

33 për mua është më shumë se një numër… është simbol i ringjalljes, i forcës për të filluar përsëri, i dritës pas errësirës. Mesova këtë vit që gruaja nuk thyhet nga balta që i hedhin, ajo bëhet më e fortë prej saj. Sot po i fryj qirinjtë jo si dikush që feston një vit më shumë… por si dikush që mbijetoi një jetë të tërë brenda një viti. Sot nuk festoj vetëm ditëlindjen… festoj veten që u ngrit, që nuk u dorëzua dhe që vazhdon të zgjedhë jetën. Dhe prapë jam këtu. Për veten. Për Ajkën. Për Amen. Më e fortë. Më e qetë. Më unë se kurrë.