Celebrities Gossip Showbiz

Xhensila, Ghetto Geasy dhe Majk së shpejti do të “rrëfejnë mëkatin e tyre”!

Para se t’ju tregojmë më shumë detaje, vetëm nga fakti se tre artistë si Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila do të sjellin një bashkëpunim presim të jetë diçka tepër e veçantë. Shpesh është përfolur se treshja do të vijnë me një projekt muzikor, megjithatë asgjë nuk ishte konfirmuar ende.

Pak më parë, artistët më në fund me anë të një trailer-i nga kënga e tyre e përbashkët, zbuluan shumë. Teksa të tre kanë publikuar një pjesë nga klipi i bashkëpunimit të tyre, ata kanë zbuluar titullin e këngës që është “Mëkati jem” dhe data e publikimit, me të cilën në fakt na surprizuan. Treshja kanë vendosur ta publikojnë ditën e nesërme në orën 18:00, ndaj nuk do të na duhet të presim shumë.

Jo vetëm kaq, por Xhensilën dhe Ghetto Geasy-n mund t’i shohim me ‘look-un’ e tyre më të ri me të cilin u përfolën shumë në rrjete sociale.

Para 3 muajve, Ghetto Geasy publikoi këngën e tij më të re në bashkëpunim me Stine-n. “Andiamo” ka plot 3 milion klikime dhe erdhi si një projekt shumë veror nga dy artistët. Ndërsa, Majk solli bashkëpunimin me ish anëtarët e grupit ‘Babastars’ pas një zënke që djemtë patën para disa vitesh. “Amore” është kënga e reperi së bashku me Cozman dhe Onat, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Nga ana tjetër projekti më i fundit muzikor i Xhensilës është ai në bashkëpunim me Lumi B. “Prit pak” katër muaj pas publikimit ka mbi 15 milion klikime.