Celebrities Film & Tv Showbiz

Më në fund Amber Heard sërish në botën e kinematografisë, shfaqet traileri i filmit të saj të parë pas gjyqit!

Bëhet e ditur se aktorja e njohur Amber Heard është rikthyer në botën e kinematografisë. Traileri i parë për “In the Fire” shfaq Heard, si një psikiatre amerikane që udhëton në Kolumbi për një fëmijë që vendasit besojnë se është i pushtuar nga djalli. Heard tha në një deklaratë:

Ndihem e nderuar që jam pjesë e kësaj pune  dhe që jam udhëheqëse në vizionin e regjisorit Conor Allyn. Ndihem me fat që jam e rrethuar nga një kast kaq i mrekullueshëm. Ata janë po aq të përkushtuar dhe magjik sa personazhet që luajnë.

Heard mori pjesë në Festivalin e 69-të të Filmit në Taormina në Itali më 24 qershor për të mbështetur premierën botërore të filmit. Ajo i tha PEOPLE në festival se filmi i ri është “një film i bukur për efektin dhe forcën pothuajse të mbinatyrshme të dashurisë”. Në atë periudhë ajo u shpreh:

Ka të bëjë me kufijtë që dashuria mund të kapërcejë dhe krijimin e saj, dhe me të vërtetë për fuqinë që ka.

Megjithëse ishte filmuar më parë, “In the Fire” është filmi i parë i aktores që debuton që nga gjyqi i saj i diskutueshëm për shpifje me ish-bashkëshortin Johnny Depp. Regjisori i “In the Fire”, Allyn tha për PEOPLE në Festivalin e Filmit në Taormina se Heard “ka një të ardhme tepër të ndritshme përpara”.