Celebrities Gossip Showbiz

“Më pagoi dhe Sara…”/ Luixhino Hala zbulon sa para mori pas fitores në “DWTS1”!

Sara Hoxha dhe balerini Luixhino ishin çifti fitues në sezoni ne parë të “Dancing With The Stars”, i transmetuar në ekranin e Top channel.

Në një intevistë me Lei Kraja në “Pushime on Top”, balerini ka treguar se përveç shpërblimit monetar që fitoi nga kontrata për show-n, ai është paguar dhe nga vetë Sara, për mësimet dhe partneritetin e tyre. Ai shtoi se janë miq shumë të mirë dhe ende vazhdojnë të takohen.

Kemi pasur shpërblim monetar, edhe nga kontrata, por edhe… se është hera e parë që e them.. edhe nga Sara. Ka dhënë dhe ajo vetë, gjë që nuk e bëjnë artistë e tjerë. E kam shoqe shumë të mirë dhe ja vlejti. Takohemi akoma, çdo javë thuajse. Hamë ndonjë darkë…