Gossip Showbiz

Më romantike se kurrë! Kristina Baki sapo na prezantoi të dashurin e saj!

Ajo është padyshim një nga modelet më të bukura dhe më të famshme në Shqipëri dhe jo vetëm. E kemi fjalën për Kristina Bakin. Kristina, e konsideruar si një nga modelet më të mira në Shqipëri ka treguar se kjo punë nuk ka qenë e vështirë për të pasi është diçka që e bën me shumë pasion duke i kushtuar të gjithë kohën.

Baki njihet për një vajzë që përveç çiltërisë që e karakterizon, edhe për faktin që është shumë e rezervuar për jetën e saj private. Por, së fundmi bukuroshja duket se nuk ka duruar dot më dhe ka postuar një foto me të dashurin e saj. Një foto që ka bërë xheloz padyshim të gjithë fansat meshkuj të saj. Epo na vjen keq djema, Kristina sapo ju vërtetoi që nuk është më single. Në foto ne na duket shumë e dashuruar, po ju?!

Modelja e njohur njihet edhe për shoqerinë që ka me modelen tjetër Adrola Dushi, një shoqëri për t’u patur zili. Bukuroshet prej vitesh janë mikesha të ngushta me njëra tjetrën dhe këtë shoqëri të ngushtë të tyren e shfaqin edhe nëpër rrjete sociale.

Rikujtojmë, se disa kohë më parë në emisionin #thuajemepepsi Kristina Baki foli mbi peripecitë e profesionit të saj. Që në fillore Kristina dëshironte të bëhej pjesë e botës së modës por babai i saj, disi fanatik, nuk e ka lejuar. Ajo është shprehur se kur nisën audicionet në shkollën e saj që kërkonin modele të reja, ajo u paraqit me babain e bindur se ai nuk do ta linte të konkurronte.

Meqenëse të nesërmen ajo kishte ditëlindjen dhe i ati vuri re talentin dhe këmbënguljen e saj vendosi ta lërë të merrte pjesë në konkurs. Kristina ka shfrytëzuar çdo pjesmarrje në konkurse bukurie për t’u njohur akoma më shumë me këtë industri por edhe për të krijuar emrin e saj në të.