Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Me shëndetin nuk ka ‘lojëra’ por Kim Kardashian paska sëmurur veten për t’ju përshtatur fustanin të Marilyn Monroe!

Kim Kardashian tregoi së fundmi se humbja e shtatë kilogramëve në mënyrë që t’i përshtatej fustanit ikonik të Marilyn Monroe në “Met Gala 2022” erdhi me një ‘kosto’ të lartë. Themeluesja e ‘SKIMS’ e cila zakonisht ushqehet me një dietë me bazë bimore zbuloi se për shkak se kishte konsumuar mish në përpjekjen e saj për t’u dobësuar shpejt, trupi i saj kishte një shpërthim psoriaze që çoi në artrit psoriatik. 41-vjeçarja tha në një intervistë të re me ”Allure” se:

Psoriaza shpërtheu mbi trupin tim dhe unë kisha artrit psoriatik, kështu që nuk mund të lëvizja dot me të vërtetë. Isha duke u çmendur. Ishte vërtet e dhimbshme dhe më duhej të shkoja te një reumatolog që më shkroi steroide.

Fatmirësisht, largimi i mishit e bëri punën e tij dhe e ndihmoi trupin e saj të rikuperohej:

E largova përsëri mishin dhe u qetësova.

Pavarësisht se vuajti nga gjendja e dhimbshme, Kim kohët e fundit tha se ajo nuk bëri ‘asgjë të pashëndetshme’ ndërsa e krahasoi humbjen e saj në peshë me humbjen ekstreme të peshës së Christian Bale për rolin e tij në “The Machinist”.

Për kopertinën e re të “Allure”, ylli televiziv u shndërrua në një Rapunzel me flokë bionde gërshet që arrinin deri në tokë dhe e veshur me një trupore nga marka e saj, ‘Skims’. Në intervistë, ylli foli për kujdesin që tregon për pamjen e saj dhe se si kryen trajtime bukurie natën vonë. Ajo rrëfeu se dëshiron shumë të duket bukur, por shtoi se nuk është e lehtë kur jeta është aq e ngarkuar dhe je e rraskapitur në fund të ditës. Dhe ashtu si çdo njeri, edhe Kim e ka diçka që nuk e pëlqen te vetja.