Sport

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë triumfit të Romës në Tiranë!

Në Holandë vajtojnë humbjen e Feyenoordit dhe gazeta holandeze “De Telegraaf” shkruan:

Lot në Tiranë.

“Votebal International”, një tjetër media holandeze:

Endrra europiane e Feyenoordit përfundon me humbje në finale.

Anglezja “The Sun”:

Po shkon në Romë: Goli i Zaniolos në pjesën e parë i siguron lavdinë Mourinhos në Conference League!

“Daily Mail”:

Realizimi i zgjuar i Nicolo Zaniolos i jep lavdinë Romës në Conference League, me fitoren 1-0 përballë Feyenoordit dhe i jep Jose Mourinhos trofeun e pestë europian… e të parin për klubin që nga 1961.

Në Spanjë, gazetat e njohura “Marca” e “AS” nuk kursejnë elozhet për teknikun e Romës.

Roma e perandorit Mourinho u kurorëzua në Conference League.

Për Mourinhon, nuk ka Kupë që mund t’i rezistojë.

Në Gjermani, “Bild” shkruan:

SuperMourinho tani bëhet “I Vetmi”: Trajneri legjendar fiton me Romën, Conference League.

Fitores së mbrëmshme të Romës në Tiranë i bën jehonë edhe francezja E’Equipe.

Roma e Jose Mourinhos fiton trofeun e parë të Conference League!