Celebrities Gossip Showbiz

“Melaqe” e Fifit dhe Tunës po rezulton një super sukses!

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta.

Vetëm pak ditë më parë bukuroshja lansoi bashkëpunimin e saj më të fundit me këngëtaren e njohur, Tuna e cila këto kohë ka pasur rikthmin e saj pas një periudhe mjaft të gjatë pauze. ‘Melaqe’, projekti që bashkoi dy artistet duket se po korr një sukses të madh pasi vetëm pak pas lansimit ka arritur plot 1 milion klikime në platformën YouTube.

Fifi gjithashtu sapo ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Gent Fatali. ‘Pikturë’ numëron po ashtu miliona klikime duke rezultuar shumë i suksesshëm. Nga ana tjetër dhe Tuna sapo është rikthyer në tregun muzikor më fuqishëm se kurrë pasi vetëm pak javë më parë lansoi bashkëpunimin me The Victor.