Celebrities Gossip Lajmet e fundit Music Showbiz

Milion pas milioni, bashkëpunimi i Fifit me Gent Fatalin arrin shifrën ‘e çmendur’ të klikimeve pak kohë pas publikimit!

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Në jetën personale na tregon vazhdimisht se është mëse e lumtur me partnerin e saj të zemrës Adisin, teksa dhe në muzikë vjen shpesh me projekte të reja muzikore.

Së fundmi, bukuroshja ka sjellë një bashkëpunim me Gent Fatalin të quajtur ‘Pikturë’ dhe në vetëm 1 muaj nga publikimi, kënga ka arritur mbi 13 milion klikime në platformën YouTube dhe këtë e ka bërë me dije me anë të një postimi në ‘Instastory’ duke festuar kështu këtë sukses të këngës.

Me anë të një postimi të bërë para disa ditësh në llogarinë e saj në Instagram, Fifi na ka treguar se do të sjellë një projekt të ri muzikor dhe ka kërkuar që ndjekësit e saj të japin mendimin e tyre se me kë mund të jetë bashkëpunimi.

Bukuroshja ka ndarë disa ditë më parë një video nga fëmijëria e saj ku shfaqet duke luajtur në kitarë dhe duke kënduar. Kjo video që i ka ngjallur kaq shumë nostalgji Fifit na bëri dhe ne të kuptojmë dhe një herë se arti është i lindur.