Bota Travel

Mësoni sa herë ka fluturuar Elon Musk me avionin e tij privat gjatë vitit 2022!

Avioni privat i Elon Musk bëri 134 fluturime në vitin 2022, sipas përdoruesit që drejton një llogari në Twitter që ndjek lëvizjet e tij. Jack Sweeney, studenti i kolegjit që filloi të gjurmonte aeroplanin në vitin 2020, përpiloi shifrat për Gulfstream G650ER të miliarderit, shifra e të cilit është N628TS. Megjithatë, të dhënat nuk tregojnë nëse Musk ishte në bord. Musk ka të ngjarë të ketë përdorur avionin e tij privat për të fluturuar në Katar për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës të futbollit në dhjetor.

Avioni gjithashtu bëri udhëtime në Brazil, Francë, Itali, Greqi, Norvegji, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar. Fluturimi i tij më i gjatë, i regjistruar më 18 korrik, ishte nga Mykonos, Greqi në Austin, Teksas. Musk ka të ngjarë të ketë qenë në bord pasi u fotografua në Greqi dy ditë më parë, ndërsa fluturimi më i shkurtër i avionit zgjati rreth gjashtë minuta dhe të dhënat tregojnë se ai mbeti në aeroportin e Long Beach.

Sipas statistikave, destinacionet më të shpeshta përfshinin Los Anxhelosin dhe Brownsville në Teksas. Në dhjetor, Musk kërcënoi se do të padiste Sweeney për postimin e vendndodhjes së tij, duke thënë se kjo kishte vënë në rrezik djalin e tij 2-vjeçar. Sweeney për Business Insider deklaroi se nuk ishte i shqetësuar nga kërcënimi i Musk. 134 fluturimet prodhuan 1,895 ton CO2, me kosto operative duke përfshirë shpenzimet e karburantit prej pak më shumë se 1,03 milionë euro. Musk nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga Business Insider.

Rikujtojmë, se ulja drastike e kostove të Elon Musk në Twitter ka disa pasoa të papritura për punëtorët, duke bërë që banjot të mbushen me erë të keqe dhe të mbesin pa letër higjienike. Erërat nga banjat e papastra dhe nga disa tualete të bllokuara kanë filluar të ndjehen në korridoret dhe hapësirat e punës, sipas punonjësve. Ndërkaq, Musk ende kërkon që pothuajse të gjithë të punojnë në zyrë pesë ditë në javë. Ka pasur disa kërkesa në platformën Slack dhe me email nga punonjësit në kompani për të korrigjuar situatën e përkeqësuar të banjës.