Bota Botë e Çuditshme

Mësoni se sa njerëz vdesin çdo vit nga kafshimi i gjarpërinjve helmues!

Gjarpërinjtë helmues vrasin rreth 63,400 njerëz çdo vit, shumica në Azinë Jugore dhe veçanërisht në Indi. Megjithatë, vdekshmëria globale nga kafshimi i gjarprit ka rënë me rreth 36% që nga viti 1990, sipas një studimi të ri shkencor ndërkombëtar.

Por megjithëse studiuesit e Universitetit Australian James Cook, të udhëhequr nga profesori Richard Franklin, i cili bëri publikimin përkatës në revistën shkencore “Nature Communications” shprehen se nuk shpresojnë se qëllimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të përgjysmojë numrin e vdekjeve nga gjarpërinjtë deri në vitin 2030, të arrihet.

Kjo kryesisht i atribuohet edukimit të pamjaftueshëm të popullsisë dhe mungesës së barnave të përshtatshme në vendet në zhvillim, veçanërisht në zonat e tyre rurale. Në fakt, për shkak të rritjes së popullsisë në botë, pritet që dhe shifra e vdekjeve vjetore nga pickimi i gjarpërinjëve të rriten në mbarë botën në mbi 68,000 deri në vitin 2050.

Vdekjet më të mëdha vjetore janë regjistruar në Indi (51,100 në 2019 ose rreth 80% e totalit), Pakistan (2,070), Nigeri (1,460) dhe Republikën e Kongos (545). Në përgjithësi, rajoni më i gjerë i Azisë Jugore, nga Afganistani në Sri Lanka, është më i rrezikshmi, i ndjekur nga Afrika Sub-Sahariane dhe Qendrore.

Studiuesit theksuan se mundësia e vdekjes rritet nëse ilaçet kundër helmit nuk administrohen brenda gjashtë orëve të para të kafshimit. Por në Azinë Jugore dhe Afrikën e Veriut, shumë viktima të gjarpërinjve kërkojnë ndihmë tek mjekët tradicionalë, ndërkohë që shpesh spitalet nuk kanë trajtimin e nevojshëm.

Ndërkaq, që nga nisja e studimit të helmit të disa kafshëve si gjarpërinjtë, merimangat apo akrepat ka gjithmonë përballë një kontradiktë të dukshme. Nga njëra anë, ekziston fakti se helmet janë të pasura me substanca antimikrobike dhe për këtë arsye konsiderohen një mjedis krejtësisht steril, pasi këto substanca vrasin bakteret me të cilat bien në kontakt.