Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Mezi paska pritur ndarjen e saj nga Pique, Shakira merr propozimin më të çuditshëm për martesë!

Pas ndarjes nga Pique, këngëtarja e njohur Shakira është përballur me një situatë të pakëndshme. Një fans i ka dërguar një mesazh jashtë shtëpisë këngëtares kolumbiane, e cila është frikësuar dhe ka njoftuar policinë. Shakira ka parë një shkrim në trotuarin përballë pronës së saj ku shkruhej:

Të dua, je e bukur. Po vij për ty, dashuria ime. Unë jam gati të martohem me ty që tani dhe të të mbështes.

Ky veprim i fansit e ka shqetësuar shumë këngëtaren. Thuhet se ky person e ka përgjuar shtëpinë e këngëtares që kur u bë publike ndarja e saj me Pique. Së fundmi Pique ka qenë në Stockholm për arsye pune dhe më vonë ka shkuar në një festë me VIP-a. Pas festës ka ndodhur edhe një incident me futbollistin dhe një fans. Sipas Katrin Zytomierska, blogere e njohur në Suedi, mbrojtësi i Barcelonës refuzoi të përshëndeste djalin e saj të dashuruar pas futbollit. Në formë hakmarrjeje blogerja postoi një foto të futbollistit krah një vajze bionde.

Shakira nuk e ka pritur fare mirë tradhtinë e Piques dhe së fundmi po thuhet se mes tyre po zhvillohet një “luftë e ftohtë”. Raportet në mediat e huaja tregojnë se urrejtja e Shakira-s është aq e madhe, sa ka vendosur që ta ndajë me mur vilën ku jeton, me qëllimin të mos ketë asnjë lloj kontakti me pjesën që i takon ish-partnerit dhe prindërve të tij. Rikujtojmë, se pas ndarjes nga Shakira futbollisti i Barcelonës, Pique ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram.

Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë. Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë. Pique dhe Shakira nuk u martuan kurrë, por marrëdhënia e tyre ka qenë nga më të komentuarat nga viti 2010, kur u njohën gjatë fazës finale të Botërorit në Afrikën e Jugut, aty ku Shakira ishte edhe autorja e këngës zyrtare të kompeticionit, e famshmja “Waka Waka”. Gjithsesi, për sa kohë që një reagim zyrtar i çiftit ende mungon, fansat e shumtë vijojnë të ëndërrojnë një jetë të gjatë bashkë për dy personazhet e njohur.