Celebrities Gossip Showbiz

Teksa Shakira thuhet se po e vuan ndarjen nga Pique, mbrojtësi i Barcelonës nga ana tjetër shijon jetën si beqar!

Së fundmi Gerard Pique ka qenë në Stockholm për arsye pune dhe më vonë ka shkuar në një festë me VIP-a. Pas festës ka ndodhur edhe një incident me futbollistin dhe një fans. Sipas Katrin Zytomierska, blogere e njohur në Suedi, mbrojtësi i Barcelonës refuzoi të përshëndeste djalin e saj të dashuruar pas futbollit. Në formë hakmarrjeje blogerja postoi një foto të futbollistit krah një vajze bionde.

Blogerja i tha gazetarëve këto fjalë:

Unë e pyeta nëse ai mund t’i thoshte ‘përshëndetje’ djalit tim dhe ai tha ‘jo’. Pak e habitur e pyeta përsëri dhe përgjigja e tij ishte e njëjtë. Ai nuk ishte i pasjellshëm, por ishte pak arrogant. Mendoj se për shkak se është një futbollist shumë i njohur… por nuk e kisha takuar deri atëherë. Më pas e bëra foton për ta postuar në Instagramin tim.

Ndërkaq, ende nuk dihet identiteti i vajzës në foto. Mesa duket këngëtarja e njohur Shakira nuk e ka pritur fare mirë tradhtinë e Piques dhe së fundmi po thuhet se mes tyre po zhvillohet një “luftë e ftohtë”. Raportet në mediat e huaja tregojnë se urrejtja e Shakira-s është aq e madhe, sa ka vendosur që ta ndajë me mur vilën ku jeton, me qëllimin të mos ketë asnjë lloj kontakti me pjesën që i takon ish-partnerit dhe prindërve të tij.

Edhe pse lajmet për raste kur edhe pas ndarjes, dikush preferon të ruajë marrëdhënie normale me prindërit e ish-it, nuk mungojnë, Shakira duket se nuk bën pjesë aspak në këtë kategori. Rikujtojmë gjithashtu se pas ndarjes nga Shakira futbollisti i Barcelonës, Pique ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram. Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë. Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë.