Celebrities Gossip Showbiz

Mikela e quan Amosin një lojtar të fortë, por pa Oltën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, padiskutim që janë protagonitë sot, teksa kudo diskutohet për ta. Kush është më i fortë, kush bën strategji më të mirë, e kush e meriton fitoren, janë vetëm disa nga pyetjet që i shoqërojnë banorët e BBV.

Dhe kur bëhet fjalë për konkurrentët e fortë, duket se Mikela e ka një emër. Në një bisedë me Tean ajo shprehet se Amosi i duket një banor i fortë, edhe pse, edhe ai has një pengeësë në lojën e tij brenda BBV sipas saj dhe kjo është pikërisht shoqëria me Oltën, gjë që edhe Tea bie dakord.

Mikela- Amosi është konkurrent i fortë këtu brenda deri diku. Po të jetë pa Oltën. Në llogjikën dhe në argumentat që ka…

Tea- Unë mendoj që me Oltën merr shumë superxhiro.