Celebrities Showbiz

Miliona monedha që mbajnë imazhin e Mbretit Charles III hyjnë në qarkullim!

Miliona monedha që mbajnë imazhin e Mbretit Charles III do të hyjnë në qarkullim nga dita e sotme përmes zyrave postare në të gjithë vendin. Rreth 4.9 milionë prej monedhave të reja po shpërndahen në zyrat postare, rreth gjysma e numrit të përgjithshëm të caktuar për qarkullim. Monedhat që mbajnë imazhin e Mbretëreshës së ndjerë do të pranohen ende në dyqane.

“Sot shënohet një epikë e re për prerjen e monedhave në Mbretërinë e Bashkuar, me iamzhin e Mbretit Charels III që shfaqet në qarkullim”, tha Rebecca Morgan, drejtore e shërbimeve të koleksionistëve në The Royal Mint. Monedha është prerë në The Royal Mint në Llantrisant, Uells, duke përdorur një imazh të Mbretit të prodhuar gjatë muajve nga skulptori Martin Jennings.

Ai përdori fotografitë e mbretit Charles në ditëlindjen e tij të 70-të për të krijuar një shëmbëlltyrë të monarkut, në atë që është vepra më e vogël që i është dashur të prodhojë ndonjëherë. Ai e përshkroi prodhimin dhe shpërndarjen e tij si një përvojë mjaft të jashtëzakonshme. Grupi i parë i monedhave do t’u jepet në këmbim klientëve që blejnë diçka në zyrat postare, diçka që shefi ekzekutiv i saj Nick Read e përshkruan si një nder të jashtëzakonshëm.

Më shumë monedha do të lëshohen në përputhje me kërkesën, duke zëvendësuar monedhat e dëmtuara ose të konsumuara 50p që mbajnë portretin e Mbretëreshës Elizabeth. Ka rreth 27 miliardë monedha që qarkullojnë në Mbretërinë e Bashkuar që mbajnë imazhin e Mbretëreshës së ndjerë dhe këto mund të përdoren ende për të paguar për gjërat. Përpara dhjetorit, ishte e zakonshme që njerëzit të mbanin në xhepat e tyre monedha me monarkë të ndryshëm.

Kurora që Mbreti Charles do të mbajë në kurorëzimin e vitit të ardhshëm është hequr nga Kulla e Londrës në një operacion top-sekret përpara se të ndryshonte madhësinë. Operacioni i sigurisë ultra të lartë u zhvillua mbrëmjen e së premtes. Kurora e Shën Eduardit u transportua me roje të armatosur në një vend sekret ku tani do të ndryshohen përmasat për kurorëzimin e Mbretit Charles të shtunën më 6 maj në Westminster Abbey.