Celebrities Gossip Showbiz

Miqësinë apo dashurinë, cilën zgjedh Justin Bieber? Pas ‘sulmeve’ të Kanye West kundrejt Hailey-t reagon këngëtari!

Këngëtari i njohur Justin Bieber thuhet se i ka dhënë fund miqësisë me reperin Kanye West pasi ky i fundit ‘sulmoi’ bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, në rrjetet sociale. Burimet thanë për TMZ se Justin dhe Hailey janë të lënduar nga komentet e West sidomos Justin i cili ka qenë gjithmonë një mbështetës i “flaktë” i reperit. Në fillim të kësaj jave, West sulmoi Hailey-n pasi ajo mbrojti redaktoren e ‘Vogue’ Gabriella Karefa-Johnson për kritikimin e bluzave të diskutueshme të stilistit “White Lives Matter”.

“Justin Bieber merre vajzën tënde para se unë të zemërohem,” tha Ye në një postim që ka tallur gjithashtu këngëtarin e ‘All of Me’ John Legend dhe Gabriella të Vogue. Hailey i ishte bashkuar më parë një liste yjesh, përfshirë supermodelen Gigi Hadid, e cila nxitoi të mbështeste Gabriella-n pas shpërthimit të çuditshëm të Kanye. Burimet thanë për TMZ se Hailey dhe Justin mendojnë se West “e kapërceu kufirin” sepse Hailey nuk e përmendi kurrë atë me emër në mbrojtje të shoqes së saj.

Ndërkaq, për ata që presin me padurim pjesën tjetër të turneut botëror të Justin nuk do t’iu pëlqejë ky lajm. Së fundmi fansat e artistit janë njoftuar se ka një tjetër shtyrje të turneut. Në një deklaratë të postuar në llogarinë në Instagram ‘Justice Tour’, u njoftua se turneu ka përfunduar tani për tani dhe se pjesa tjetër e datave të shfaqjes së Bieber po shtyhet.

Në deklaratë thuhet se data e fundit e turneut ishte në “Rock in Rio” në Brazil, i cili u zhvillua në fillim të shtatorit. Së fundmi rikujtojmë se Hailey Bieber ka diskutuar për jetën e saj seksuale me bashkëshortin, Justin. E ftuar në podcastin “Call Her Daddy” modelja ka dhënë detaje për jetën intime të çiftit madje duke zbuluar edhe pozicionet e preferuara.