Celebrities Gossip Showbiz

Mjaftoi ky veprim i Jennifer Lopez dhe fansat menjëherë u shqetësuan!

Diva e muzikës pop Jennifer Lopez së fundmi ka shqetësuar fansat. Vetëm pak ditë pas një postimi ku ajo pozon e lumtur krah bashkëshortit të saj, Ben Affleck dhe me të cilin u dha fund thashemeve se po përjetojnë një krizë, rrjetet e saj sociale janë bërë ‘black’, pra të zeza. 226 milionë ndjekësit e Lopez janë të shqetësuar pasi kjo e fundit vendosi të fshijë çdo foto dhe video të sajën në rrjetet sociale.

Këngëtarja vendosi gjithashtu një ikonë të zezë në profilin e saj në Instagram duke bërë që shpejt të nisin spekulimet e fansave se çfarë fshihet pas këtij vendimi. Megjithatë, duket se kjo lëvizje specifike është një strategji marketingu pasi duan të tërheqin vëmendje përpara se të shpallin të rejat lidhur me punën e tyre. Por ka nga ata të cilët mendojnë se artsitja mund të jetë në mes të një krize me bashkëshortin e saj.

Rikujtojmë, se Lopez ka rrëfyer së fundmi gjithçka për martesën e saj në një intervistë me revistën ‘Vogue’. Këngëtarja 53-vjeçare u martua me regjisorin e njohur Ben Affleck në Las Vegas në korrik. J.Lo zbuloi se ajo është krenare që ka marrë mbiemrin e burrit të saj. Çifti u takua fillimisht midis viteve 2002 dhe 2004 dhe gjatë ndarjes së tyre 20-vjeçare Ben u martua me Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë. Ndërkohë, Jennifer u martua me Marc Anthony në 2005 dhe tre vjet më vonë ata mirëpritën binjakët Emme dhe Max.

Ata u divorcuan më pas në 2014. Faza e re që po kalon çifti nuk është aq e thjeshtë sa duket, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre. Emme dhe Max, fëmijët e Jennifer Lopez, nuk duan të kalojnë shumë kohë së bashku si familje. Megjithatë, vetë artistja shpjegoi se vazhdimisht po përpiqet t’i bëjë fëmijët e saj të përpiqen të shkojnë mirë në shtëpinë që ndajnë së bashku në Los Angeles.