Celebrities Fashion Love & Sex Showbiz

Modelja e Victoria’s Secret i jep fund beqarisë, zbuloni nga u frymëzua për fustanin e saj të nusërisë!

Së fundmi, ish-modelja e Victoria’s Secret, Jasmine Tookes, është martuar me partnerin e saj, themeluesin e Snapchat, Juan David Borrero në një ceremoni tepër të veçantë në Borrero, Ecuador. Tookes kishte veshur një fustan nusërie të Zuhair Murad, një model i frymëzuar nga fustani i nusërisë i Grace Kelly, 65 vjet më parë, kur u martua me Princin e Monakos, Rainier III.

Tooker shkroi në një kolazh fotosh të postuara në rrjetin e saj social Instagram këto fjalë:

Ende nuk mund të besoj që po jetoj një përrallë të jetës së vërtetë me Juan David Borrero. Jam zyrtarisht zonja Borrero.

https://www.instagram.com/p/CTkl0ouJz58/

 

Në një kolazh të dytë fotosh magjike, Tookes falënderoi Murad-in për fustanin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë një pamje magjike.

Faleminderit që e bëre të vërtetë fustanin klasik, të përjetshëm dhe të bukur. Është një vepër arti! Kushdo nga ju e kupton se kush ishte frymëzimi im? Dua ta shoh kështu përgjithmonë në shtëpinë time!

https://www.instagram.com/p/CTkt3RCBwwr/

Menjëherë pas postimit të këtyre fotove, fansat e kuptuan menjëherë që fustani i ngjante modelit të hershëm të aktores së njohur Grace Kelly.

Fustani i Tookes kishte një vello të gjatë 15 metra, i mbushur me rruaza, dantella dhe qëndisje. Supermodelja e plotësoi pamjen me një palë vathë diamanti nga ‘Ritani’ dhe taka të bardha të personalizuara nga Sarah Flint.

https://www.instagram.com/p/CTmFN5ioVbj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=07ce6c6b-7a13-483c-897f-9a72b3f5943a

Së fundmi ju rikujtojmë se aktorja e njohur Lily Collins është martuar me të fejuarin e saj, regjisorin Charlie McDowell, në një ceremoni private në Dunton Hot Springs, Colorado. Ylli i “Emily In Paris” dhe vajza e rokerit Phil Collins, e ndau lajmin e lumtur në rrjetin social Instagram me një fotografi mahnitëse nga dita e madhe, me të e cila shkëlqente.