A Live Night Celebrities Music

Mos harroni të ndiqni “A Live Night” sonte në orën 20:00 në Top Albania Radio!

Duke filluar nga dita e sotme dhe çdo të martë në orën 20:00 emisionin “A Live Night” do të keni mundësinë që ta ndiqni edhe në valët e radios suaj më të dashur Top Albania Radio.

Këtë muaj nis një seri dokumentarësh muzikorë me artistët më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit të cilët këndojnë Live hitet e tyre më të dashura si edhe tregojnë për herë të parë çdo gjë të jetës profesionale dhe asaj personale. Ledion Liço rikthehet me skuadrën e tij të Top Awards 2016 dhe na garantojnë që do të jetë një sukses.

“A Live Night” është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel. 13 episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.

Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel dhe mban vulën e Ledion Liço. Artistja e parë, e cila çeli siparin e “A Live Night” ishte Arilena Ara por edhe shumë super artistë të tjerë do të jenë pjesë. Mjafton të theksojmë se artisti i dytë është Ylli Limani dhe do të na duhet që të presim të shtunën.