A Live Night Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Arilena Ara çel siparin e “A Live Night” më 30 Prill!

Ashtu si tashmë e kemi mësuar, së shpejti në ekranin e Top Channel do të kemi mundësi të ndjekim emisionin më të ri, “A Live Night”. Një prodhim origjinal i Top Channel, Top Albania Radio dhe Top Music Awards.

Këtë muaj nis një seri dokumentarësh muzikorë me artistët më të rëndësishëm të 20 viteve të fundit të cilët këndojnë Live hitet e tyre më të dashura si edhe tregojnë për herë të parë çdo gjë të jetës profesionale dhe asaj personale. Ledion Liço rikthehet me skuadrën e tij të Top Awards 2016 dhe na garantojnë që do të jetë një sukses.

“A Live Night” është një prodhim i Top Music Awards, parathënia e një rrugëtimi të gjatë në Top Channel. 13 episodet e tij sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.

Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel dhe mban vulën e Ledion Liço. Artistja e parë është Arilena Ara, të shtunën, 30 Prill, në orën 21:00!

Rikujtojmë se, teksa ende nuk është zbuluar se cilët do të jenë të gjithë artistët që do të performojnë në “A Live Night”, kemi gjithashtu dhe një tjetër emër. Ishte pikërisht Yll Limani ai i cili ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video teksa është në prova dhe po performon hitin e tij më të ri të titulluar “9”.