Celebrities Gossip Music Showbiz

Mos ndoshta me veprimin e fundit artistja e njohur Doja Cat na la të kuptojmë se ka hequr dorë nga muzika?!

Shumë i papritur duket se ka qenë veprimi i fundit i këngëtares së njohur Doja Cat. Këngëtarja e hitit “Say So” njoftoi një ndërprerje muzikore më 24 mars, duke bërë një postim në rrjetin e saj social Twitter dhe duke thënë se:

Kjo nuk është për mua, kështu që unë heq dorë. Kujdesuni të gjithë.

Gjatë turneut të saj nëpër Amerikën e Jugut, Doja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, u desh të anulonte shfaqjen e saj në festivalin Asunciónico të Paraguajit më 22 mars për shkak të një stuhie që shkaktoi përmbytje intensive. Pasi postuan në Twitter për shfaqjen e saj të 24 marsit në Brazil, fansat nga Paraguai thanë se dukej sikur asaj nuk i intereson vendi i tyre.

Të shumtë ishin fansat që u shprehën se asaj nuk i kishte pëlqyer Paraguaj. Ajo tha se urrejtja që mori në mediat sociale për anulimin e shfaqjes për shqetësimet e sigurisë i bëri presion asaj. Doja e vazhdoi shkrimin e saj ku edhe kishte përmendur se muzika kishte vdekur dhe se ajo kishte menduar gabim deri tani në lidhje me krijimin e saj. Artistja e hitit të njohur “Woman” u bëri thirrje fansave gjithashtu që mos ta ndiqnin më.

Kujtojmë gjithashtu se një rrufe ka goditur së fundmi edhe avionin e këngëtares së njohur Miley Cyrus gjatë fluturimit për në koncertin e saj në Paraguaj. Mësohet se Miley dhe ekuipazhi i saj janë të sigurt. Pas kësaj ngjarjeje tronditëse, artistja ka shkruar në llogarinë e saj të Instagramit këto fjalë:

Për fansat e mi dhe të gjithë ata që janë shqetësuar pasi dëgjuan për fluturimin tim në Asuncion. Avioni ynë u kap nga një stuhi e madhe, e papritur dhe u godit nga rrufeja. Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë ata që udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj.