Këngëtarja amerikane Doja Cat ka folur hapur për shëndetin e saj mendor, duke zbuluar se është diagnostikuar me Borderline Personality Disorder.
Artistja ndau një video në TikTok, ku mbrojti këngëtaren Chappell Roan pas kritikave që kjo e fundit mori për mënyrën se si u përball me paparacët.
Gjatë videos, Doja Cat tregoi se që nga fëmijëria kishte mësuar të shtypte ndjenjat e saj dhe të sillej sikur gjithçka ishte në rregull, edhe kur nuk ndihej kështu.
Mësova të pretendoja sikur më pëlqente diçka, sikur isha e lumtur ose sikur nuk më pëlqente diçka që po bëja, vetëm që të dukej se gjithçka ishte në rregull
-u shpreh ajo.
Sipas saj, kjo mënyrë e përballimit të emocioneve pati pasoja me kalimin e viteve.
E bëra këtë për vite me radhë dhe në fund më arriti mua, siç ndodh me shumë njerëz. Tani po vuaj nga çrregullimi kufitar i personalitetit
-tha këngëtarja.
Borderline Personality Disorder është një gjendje që ndikon në mënyrën se si një person e sheh veten dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Ajo shpesh shoqërohet me emocione shumë intensive, marrëdhënie të paqëndrueshme dhe vështirësi në vetëvlerësim.
Megjithatë, Doja Cat tha se ka punuar shumë me veten dhe se terapia e ka ndihmuar gjatë kësaj rruge.
Kam vite që shkoj në terapi dhe ndiej lehtësim. Jam krenare për veten time. Kam bërë një rrugë të gjatë, edhe pse ende bëj gabime
-u shpreh ajo.