Celebrities Gossip Showbiz

Motra e Georgina Rodriguez nuk ndalet, kërcënon se do të nxjerrë informacione private për të!

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez duket qartë se nuk i ka aspak mirë marrëdhëniet me motrën e saj Patricia. Së fundmi ajo ka folur në programin ‘Socialite’ dhe ka akuzuar motrën e saj se gënjen teksa e ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione për të. Patricia pretendon se Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen e saj ekonomike.

Kam dëgjuar shumë thashetheme për këtë brenda familjes. Ajo ka turp për mua, qesh dhe gëzohet për gjendjen time aktuale ekonomike. Ajo është e poshtër dhe një njeri i keq.

Përveç kësaj, Patricia ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione private për të.

Unë nuk jam një person që i pëlqen konfrontimi apo zemërimi me të. Mendoj se duhet të flasim për atë që ka ndodhur dhe t’i japim fund kësaj situate.

E përballur me informacionet se Patricia i ka kërkuar Georginës shumë para, ajo është treguar e qartë dhe koncize dhe ka pranuar se nuk i ka kërkuar asnjëherë motrës së saj asnjë euro.

Në asnjë moment nuk i kam kërkuar para Georginës, e vetmja gjë që bëra ishte të kërkoja ndihmë për fëmijët e mi. Nuk dua lekë, i kam dhënë vetëm numrin e telefonit të shkollës që të kontaktojë me ta që të ndihmojë fëmijët e mi duke blerë librat e kursit. Sapo kërkova ndihmë dhe jam ende në pritje.

Së fundmi edhe xhaxhai i modeles ka dalë kundër saj. Jesus Hernandez ka treguar se e rriti Georgina-n pasi babai i saj u burgos për një komplot kontrabande droge.