Georgina Rodríguez ka treguar edhe një herë se përtej luksit dhe famës, ka një anë të fortë humane që prek zemrat. Influencerja dhe partnerja e Cristiano Ronaldo është bërë pjesë e një historie prekëse, duke ndihmuar një djalë të vogël që lufton me një sëmundje të rrallë.
Bëhet fjalë për Javin, një fëmijë me origjinë spanjolle që vuan nga NEDAMSS, një çrregullim i rëndë neurozhvillues që shkakton humbje të të folurit, regres dhe epilepsi.
Për ta ndihmuar, u krijua projekti bamirës “Javi’s Angel”, që synon sigurimin e një trajtimi të specializuar dhe të kushtueshëm.
Në këtë nismë u përfshi fillimisht motra e saj, Ivana Rodríguez, e cila dhuroi mbi 100 mijë euro nga fitimi i saj në një konkurs kulinar. Por shuma nuk mjaftonte. Këtu hyn në skenë Georgina.
Pasi mësoi se duheshin edhe rreth 140 mijë euro të tjera, ajo nuk hezitoi. Sipas rrëfimit të Ivanës, momenti ishte tepër emocional.
Motra ime pa një foto të Javit duke fjetur dhe si nënë u prek thellë… nisi të qante
-tregoi ajo.
Pak më vonë, familja e vogëlushit mori lajmin që ndryshoi gjithçka: fondi ishte plotësuar. Në total, dy motrat dhuruan mbi 280 mijë dollarë, duke bërë të mundur që trajtimi i nevojshëm të sillet nga SHBA në Spanjë.
Një gjest që tregon se ndonjëherë, një vendim i vetëm mund të ndryshojë jetën e dikujt përgjithmonë.