Celebrities Gossip Showbiz

Pas akuzave të motrës së saj tani radhën e ka xhaxhai, nuk ka qetësi për Georgina Rodriguez!

Pak kohë më parë bëri bujë deklarata e motrës së Georgina Rodriguez, e cila akuzonte partneren e Ronaldos se nuk e ndihmonte. Së fundmi edhe xhaxhai i modeles ka dalë kundër saj. Jesus Hernandez ka treguar se e rriti Georgina-n pasi babai i saj u burgos për një komplot kontrabande droge. Duke akuzuar Georgina-n se nuk i flet pas lidhjes me Ronaldon ai tha:

Ajo mund të ndihet e turpëruar nga ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon. I kam shkruar Cristiano Ronaldos në Facebook që ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë më kontakto dhe do të tregoj.

Rikujtojmë, se së fundmi Cristiano Ronaldo ka rrëfyer për ndjesinë pasi partnerja e tij Georgina Rodriguez humbi njërin prej binjakëve. I përlotur në emisionin e Piers Morgan, legjenda e futbollit tha se:

Të gjithë ishin mbledhur rreth tavolinës, fëmijët filluan të pyesnin ‘mami ku është bebi tjetër?’…Vendosëm t’u tregonim të vërtetën pas një jave, duke u thënë që Angel, që është emri i tij, shkoi në parajsë. Fëmijët e kuptojnë, për gjërat që bëjnë ata thonë: ‘Babi e bëra këtë për Angel’ dhe drejtohen drejt qiellit gjë që më pëlqen shumë sepse ai është pjesë e jetës së tyre. Nuk doja t’i gënjeja fëmijët e mi, pavarësisht se ishte një proces i vështirë. Në një farë mënyre u bëra më shumë baba, më miqësor me ta, po kalonim më shumë kohë së bashku. Në rastin tim ishte për më mirë. U miqësova më shumë me Gion. Ndjej më shumë dashuri për të dhe për fëmijët e mi dhe fillova ta shikoj jetën me një këndvështrim tjetër.