Lifestyle Love & Sex

Mund ta kuptoni që është super i paparë në seks vetëm në këto mënyra…

Ne nuk mund ta dimë kurrë me siguri nëse dikush është apo jo i mirë në shtrat pa e ‘testuar’, por megjithatë, ka disa shenja që mund të tregojnë shumë për personin që keni simpati. Një studim në Universitetin e Fierenzës në Itali doli në përfundimin se ata që pinë dy gota verë në ditë janë shumë më mirë në krevat dhe më të kënaqur seksualisht se ata që pinë një apo asnjë gotë. Sipas studimit, historikisht seksi dhe vera janë lidhur ngushtësisht bashkë që në periudhën antike greke.

Dikush që i merr gjërat me humor nuk do t’ju zhgënjejë në shtrat. Ai e di shumë mirë si të bëjë qejf në ato momente. Kur njerëzit hanë ngadalë do të thotë se po shijojnë çdo kafshim të mundshëm dhe gjithë procesin. Siç ta merr mendja, kjo do të ndodhë dhe gjatë momenteve intime. Nëse sheh se ai e di fare mirë çfarë do, çfarë i hahet, është i bindur dhe nuk lëkundet, shikojeni si një potencial të mundshëm në seks.

Është përfolur përherë rreth një lidhjeje të kërcimit dhe seksit. Në fakt është e vërtetë dhe jo për arsyen që ju mendoni. Më shumë se te lëvizjet, një kërcim i mirë ka të bëjë me vetëbesimin, vetëbesim që do të pasqyrohet edhe në shtrat.

Njerëzit që janë të mirë në shtrat janë të hapur dhe të sinqertë në komunikimin me partnerin e tyre ose me dikë me të cilin po dalin. Ata nuk e kanë problem të flasin për nevojat dhe dëshirat e tyre. Një tip aventurier, me siguri është i hapur edhe për aventura të këndshme në dhomën e gjumit.

Ndërkaq, shumë njerëz e kanë punën më të madhe me menaxhimin e stresit lidhur me ushqimin, me alkoolin, aktivitetin fizik etj, por edhe seksi është një mënyrë mjaft e mirë për ta larguar stresin dhe lodhjen. Mes punës, familjes dhe shumë angazhimeve të tjera në jetë, seksi bie në fund të listës së gjërave që duhen bërë gjatë ditës. Edhe kur stresi bëhet pjesë e rutinës, çiftet shpesh janë shumë të lodhur, ndaj edhe kontaktin fizik fillojnë që ta rrallojnë, aq sa pohojnë se seksi është gjëja e fundit që u shkon në mendje të bëjnë.