Auto & Moto

Mund të skanojnë rrugën për gropa të mundshme, veçoria e re e Tesla-s!

Përditësimi më i fundit i softuerit të Tesla-s përfshin një veçori që mund të parandalojë shumë dëmtime të makinës dhe ndoshta edhe të shoferit. Siç bëhet e ditur, përditësimi do t’u mundësojë automjeteve Tesla të skanojnë rrugën përpara gropave për të llogaritur rrugët e vështira.

Pronarët e makinave Tesla mund ta akvizitojnë funksionin e ri duke zgjedhur butonin “Comfort” nën cilësimin “Adaptive Suspension Damping”. Por veçoria e re mund të varet nga vendi ku po kalon automjeti që do të thotë se mund të mos jetë i diponueshëm për çdo gropë dhe çarje në rrugë. Kompania tha se:

Ky rregullim mund të ndodhë në vende të ndryshme, në varësi të disponueshmërisë, pasi automjeti shkarkon të dhëna të përafërta të hartës rrugore të krijuara nga makinat Tesla.

Veçanërisht, përditësimi i softuerit nuk është i zbatueshëm për Autopilot ose për sistemin “Vetë-Drejtues i Plotë”, që do të thotë se automjeti nuk do të përpiqet të drejtojë ose të shmangë dëmtimin e rrugës. Rikujtojmë, se 15 ish-punëtorë si edhe punëtorë aktual me ngjyrë të Tesla, kanë ngritur një padi ndaj prodhuesit të makinave elektrike së fundmi duke pretenduar se ata ishin subjekt i abuzimeve racore dhe ngacmimit në fabrikat e kompanisë.

Sipas një padie të ngritur në një gjykatë të Kalifornisë, punëtorët thanë se në baza ditore ata ishin subjekt i komenteve fyese racore dhe sjelljes së pahijshme nga kolegët e tyre, menaxherët dhe punëtorët e resurseve humane.  Ndërkaq, edhe pse shumë do të donin të punonin për Tesla-n, sindikata gjermane pretendon se pagat në kompanitë konkurruese janë rreth 20% më të larta. Kur Tesla filloi prodhimin e automjeteve të saj në Gigafactory Berlin të sapohapur këtë vit, ajo punësoi 3,000 njerëz dhe më pas u njoftua se do të punësonte mijëra punëtorë të rinj në muajt e ardhshëm.