Celebrities Gossip Showbiz

“Na shërbeu me kufje në vesh, i paedukatë…”/Klientja ankohet për Nusret Gökçe!

Një kliente në Doha e cilësoi thuajse të tmerrshme përvojën e saj në restorantin e kuzhinierit të famshëm turk, Nusret Gökçe. Në një video të postuar në TikTok, ajo përshkruan atë që ndodhi në restorantin e Salt Bae duke shprehur këto fjalë:

Nuk do ta rekomandoja. Humbje parash dhe staf jashtëzakonisht i vrazhdë. Nusret dukej se po fliste me dikë në telefon. Mosrespektim i madh. Na bëri të paguajmë 600 dollarë për të na sjellë biftekun në tavolinën tonë.

Rikujtojmë, se Nusret Gökçe, lindi aq i varfër saqë iu desh ta linte shkollën, derisa u bë i famshëm brenda natës në vitin 2017. 39-vjeçari, i cili njihet më shumë me pseudonimin e tij në internet ‘Salt Bae’, u bë i njohur nga postimi i një videoje ku shihet duke hedhur erëza në mënyrë ekstravagante në një copë bifteku.

Sot, ai ka hapur mbi 22 restorante në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Dubai. Megjithatë, investimi i tij më i shtrenjtë është një pallat 36 milionë paundësh, i cili është vetëm një prej pronave që ai ka në pronësi. Pallati “Macka” në lagjen Sisli të Stambollit, ka një pishinë në çati, palestër dhe një banjë.

Ndërkaq, Salt Bae është ndaluar të marrë pjesë finalen e US Open Cup në Amerikë, për shkak të sjelljes së tij në finalen e Kampionatit Botëror 2022. US Open Cup, postoi në Twitter një shkrim ku tregonte se e kanë ndaluar kuzhinierin e famshëm që të jetë prezent në ngjarjen e tyre. Kuzhinieri u kritikua për veprimet e tij pas finales së Kampionatit Botëror në Katar, ku u pa duke dalë në fushë për t’iu afruar Lionel Messit dhe duke thyer rregullat, pasi mbajti në dorë trofeun e Botërorit.