Bota

Nancy Pelosi viziton Tajvanin, SHBA i druhet reagimit të Kinës!

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi pritet të vizitojë Tajvanin si pjesë e turneut të saj në Azi, sipas një zyrtari të lartë të qeverisë tajvaneze dhe një zyrtari amerikan.

Pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët e administratës Biden, të cilët janë të shqetësuar për reagimin e Kinës ndaj një vizite të një niveli kaq të lartë zyrtari amerikan.

Ndalesa, që do të ishte e para për një kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve në 25 vite, nuk është aktualisht në itinerarin publik të Pelosit dhe vjen në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Kinë janë tashmë në një pikë të ulët.

Por një zyrtare tajvaneze ka thënë se Pelosi pritet të qëndrojë në Tajvan gjatë natës, por është e paqartë se kur saktësisht Pelosi do të zbresë në Taipei.

Zyrtari amerikan tha se Departamenti i  Mbrojtjes po punon  gjatë gjithë kohës për të monitoruar çdo lëvizje të autoriteteve nga Kina në rajon dhe për të zhvilluar një plan për ta mbajtur atë të sigurt.

Çështja e Tajvanit, një ishull vetëqeverisës që Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj, mbetet një nga më të diskutueshmet.

Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping e diskutuan gjatë në një telefonatë dy orë e 17 minuta të enjten, ndërsa tensionet u rritën midis Uashingtonit dhe Pekinit.