Celebrities Gossip Showbiz

Mes Luizit dhe Deas, ja cili është finalisti i parë i këtij edicioni të “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Dalëngadalë finalja e madhe e edicionit të dytë të këtij spektakli fenomen po vjen, 6 maj është data e shënuar. Të martën pasi të gjithë banorët e shtëpisë në dhomën e rrëfimit dhanë 2 emra për finalistin e parë të BBV, Luiz dhe Dea Mishel morën më shumë vota dhe shkuan në televotim kokë më kokë për të zgjedhur finalistin e parë të BBV2. Mes tyre publiku ka vendosur që finalisti i parë i këtij edicioni të jetë Luizi.

Ditën e sotme Elvana ka postuar në Tik Tok një video, ku u ka dhënë ndjekësve një lajm të rëndësishëm e shumë të bukur, për të cilin dukej mjaft entuziaste dhe e lumtur. Mesa duket këngëtarja do të jetë pjesë e spektaklit  të sotëm të “BBV2” .