Film & Tv

Ndërpriten përsëri xhirimet e “Mission Impossible 7”?!

Aktori i famshëm Tom Cruise është duke xhiruar filmin e tij të fundit “Mission Impossible 7”, xhirimet e të cilit janë penguar disa herë për shkak të pandemisë COVID-19. Së fundmi, stafi i tij theu protokollin e COVID-it, gjë e cila e ka zemëruar keq aktorin.

Ndaj, ai “kërcënoi” stafin, duke i thënë se nëse kjo gjë përsëritet, ata do të përjashtohen të gjithë nga puna. Mirëpo pas këtij kërcënimi, një pjesë e stafit është larguar me vullnet të plotë nga puna. Një burim për “The Sun” ka treguar se pesë anëtarë të stafit “Mission Impossible” kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa situata ndihet tepër e tensionuar.

Që kur u bë publik lajmi se Tom Cruise i ka bërtitur stafit, shumë prej tyre janë larguar. Tom është i nxehur për faktin se stafi nuk po e merr seriozisht punën.

Mos vallë xhirimet e filmit do të ndërpriten përsëri? Kjo mbetet për tu parë!

Rikujtojmë, se “Mission Impossible 7” po xhirohet këto ditë në Londër, ndërsa më herët ishin në Venecia. Në Itali, në muajin shkurt, xhirimet u ndalën për shkak të përhapjes së koronavirusit atje. Puna rifilloi në shtator me trupën që është spostuar nga Italia, në Norvegji, e tashmë në Britani. Në tetor, xhirimet u ndalën sërish pasi 12 pjesëtarë të stafit dolën pozitiv në testin e koronavirusit.