Bota

Ndryshimet klimatike/ Ngordhin 100 delfinë në Brazil për shkak të temperaturës së lartë të ujit!

Më shumë se 100 delfinë janë gjetur të ngordhur në Amazonë për shkak të thatësirës historike dhe temperaturave të larta të ujit, të cilat në disa vende i kalonin 39 gradë Celsius.

Delfinët e ngordhur janë parë në liqenin Tefe gjatë 7 ditëve të fundit, sipas Institutit Mamirauá, një strukturë kërkimore e financuar nga ministria e shkencës e Brazilit.

Instituti vuri në dukje se një numër kaq i lartë i vdekjeve është i pazakontë, duke vlerësuar se kjo është për shkak të temperaturave që zhvillohen në liqen, si dhe thatësirës historike që mundon Amazonën.

“Është ende herët për të përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje ekstreme, por, sipas ekspertëve tanë, kjo padyshim lidhet me sezonin e thatë dhe temperaturat e larta në liqenin e Tefes, ku në disa vende ato i kalojnë 39 gradë Celsius”, tha instituti.

Lumi Amazonë, lumi më i madh në botë, po përballet me thatësirën dhe si pasojë, disa lloje lumenjsh po vuajnë nga temperaturat e larta rekord.

Studiuesit dhe aktivistët po përpiqen të shpëtojnë delfinët e mbetur duke i zhvendosur nga lagunat dhe liqenet në pjesën kryesore të lumit ku uji është më i freskët.

Thatësira në Amazonë po ndikon edhe në ekonomi. Nivelet nën mesataren e ujit janë raportuar në 59 bashki të shtetit, duke penguar si transportin ashtu edhe aktivitetin e peshkimit në lumë.