Celebrities Film & Tv Showbiz

Ndryshimi i këtij edicioni të “Big Brother VIP” me atë të kaluarin, Arbër Hajdari: “Vjet jam ndjerë më mirë nga loja që është bërë”!

Arbeër Hajdari ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm për të diskutuar më shumë mbi banorët e “Big Brother VIP”, lojën e tyre dhe situatat e ndodhura në shtëpi së fundmi. Ai është për të dytin vit opinionist i këtij reality show, por ku qëndron ndryshimi i këtij edicioni nga ai i vitit të kaluar?

Është shumë ndryshe nga vjet. Një nga lojtarët shfaqi një strategji të re për lojën, një lojë agresive, ku solli si pasojë dhe banorët që t’i përshtaten. Vjet jam ndjerë më mirë nga loja që është bërë brenda programit. Kishim dy konkurrentë të fortë deri në finale. Duke bërë një krahasim, shoh një lojë më individuale se vjet. Nëse vjet arrinim të realizonim biseda, këtë vit është shumë më e vështirë. Çdo bisedë e fusin në interesat e lojës së tyre. Ndërkohë që unë nuk jam aty për interesat e tyre, por për të dhënë opinionin tim.

I pyetur se çfarë mendon për deklaratën që ka bërë Luizi se nëse del Kiara ditën e shtunë, ai do bëjë gati valixhen dhe do dalë me të, Arbëri shprehet se Luizi i ndryshon shpesh herë deklaratat që bën brenda shtëpisë.

E prisja këtë nominim mes Kiarës dhe Oltës. Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani. Mendoj se sërish do ta ndërrojë deklaratën. Nuk jam dakord me deklarata ekstreme, për shkak se unë mendoj se Luizi duhet ta shikonte këtë nominim si një shenjë se si e sheh publiku jashtë raportin e Kiarës dhe Luizit. Nga ana tjetër, Luizi është po i njëjti njeri që deri para dy javësh theksonte se gjëja më e rëndësishme për të ishte loja. Duke ia thënë edhe Kiarës disa herë se ti nuk e fiton por e fitoj unë. U kujtua vonë për të bërë këtu fushatën për Kiarën. Por nga ana tjetër është edhe një lloj imponimi për mbështetësit e tij. Mendoj që ka bërë një vendim të gabuar me deklaratën që ka bërë dje.