Celebrities Gossip Showbiz

Në 50-vjetorin e Carmen Electra, ju sjellim disa nga fotot e saj më ‘pikante’!

Tara Leigh Patrick e njohur si Carmen Electra është një aktore, këngëtare dhe modele amerikane shumë e njohur dhe e komentuar. Ajo e nisi karrierën e saj si këngëtare pasi shkoi në Minneapolis, ku ajo njohu Prince, i cili e ndihmoi me albumin e saj debutues të lansuar në vitin 1993.

Electra nisi karrierën si modele në vitin 1996 me disa paraqitje te Playboy. Në të njejtën revistë u shfaq edhe katër herë të tjera, në qershor të vitit 1997, në dhjetor të vitit 2000, në prill të vitit 2003 dhe në janar të vitit 2009.

Bukuroshja është komentuar gjithnjë për pamjen e saj vërtet tërheqëse dhe është parë si “sex xymbol” dhe si ikonë e kulturës pop. Bukuroshja sot fetson 50-vjetorin dhe këtë e ndau me fansat e saj në Instagram, ku postoi një video të cilën e mbishkoi si më poshtë.

Është pothuajse ajo kohë përsëri.

Komentet dashamirëse të fansave nuk mungonin teksa e uronin bukuroshen për ditëlindjen. Më poshtë ju sjellim disa nga fotot më virale të saj ndër vite që kanë tërhequr vëmendjen e fansave dhe kanë marrë shumë pëlqime dhe komente. Me siguri, Carmen Electra ka shumë për të na treguar ende!