Celebrities Gossip Showbiz

Në një intervistë në gjuhën angleze, Don Xhoni flet për bashkëpunimin me Loredanën dhe ka një kërkesë për ju!

Don Xhoni është padyshim një nga reperët më të mirë dhe më në zë të momentit. Çdo projekt i ri muzikor që ai publikon arrin të fitojë miliona klikime dhe të dëgjohet kudo. Jo vetëm kaq, por reperi i hit “Make a pose” ka arritur të dëgjohet në shumë vende të botës duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm në kaq pak kohë karrierë të tij.

Artisti nuk para del në intervista, madje daljet e tij televizive mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, por duket se së fundmi pas pak kohësh pa dhënë asnjë intervistë ka vendosur të tregojë pak më shumë për ndjekësit e tij. Në një intervistë për një radio gjermane në Berlin, reperi ka treguar shumëçka për sukseset e tij dhe për bashkëpunimin e fundit me Loredanën. Për këtë të fundit, Doni ka folur me shumë superlativa.

E dua mendësinë e saj, punën, bënë muzikë të çmendur. Ishte nder për mua që ajo [Loredana] bëri muzikë me mua. Nuk bëj shumë bashkëpunime. Bëj vetëm me ata që i shoh se mund të punoj me ta. Loredana është boss, gangsta.

Në këtë intervistë, Don Xhoni ka folur në gjuhën angleze, ndaj ka dhe një kërkesë për ndjekësit e tij. Ai ju ka kërkuar atyre të “mos tallen” me anglishten e tij pasi nuk e ka folur aq mirë sa duhet.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, na shtuan dyshimet se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

E dyshime nuk ka më, pasi me postimin e fundit në llogarinë e tij në Instagram, Don Xhoni i dha fund çdo spekulimi. Teksa shfaqen duke pozuar pranë një makine shumë luksoze, reperi dhe Ariana të përqafuar duken më të dashuruar se kurrë. Çifti duket se ka zgjedhur Dubain për të kaluar disa ditë me njëri- tjetrin.

Reperi së fundmi ka paralajmëruar se do të sjellë së shpejti një bashkëpunim me këngëtarin Butrint Imeri, njëkohësisht një mik shumë i mirë i tij. Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i Donit me një artist. Jo vetëm me këngë, por reperi ka zbuluar se në dhjetor do të vijë edhe me ‘specialitetin’ e tij që janë ‘freestyle-t’.