Prezantuesja e njohur Maya Jama, së fundmi thuhet se është në një romancë me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio. Por siç të gjithë tanimë e dimë aktori ka një kufi moshe me gratë me të cilat krijon lidhje. Provat dëshmojnë se ai i braktis të gjitha të dashurat e tij pikërisht në kohën kur mbushin 25-vjeçe.
Thashethemet e fundit që e bënë atë në një romancë me Jama tregojnë se Leo mund të largohet nga kjo stigmë, duke qenë se ajo është 28-vjeçe. Por, së fundmi Leo i ka mohuar thashethemet për një lidhje me yllin e “Love Island”. Ajo që ndoshta e ka prekur më shumë kanë qenë imazhet me modelen 19 vjeçare Eden Polani, e cila është dashur të mbyllë llogarinë e saj në Instagram për shkak të ngacmimeve ekstreme nga ndjekësit.
Aludimet për një romancë me Jama nisën pasi u tha se bukuroshja i dha fund fejesës së saj me yllin e ‘Brooklyn Nets’, Ben Simmons. Së fundmi u tha se Leo po takohet sërish me supermodelen Gigi Hadid, por që asgjë nuk u konfirmua. Rikujtojmë, se reperi i njohur britanik, Stormzy, së fundmi ka reflektuar për ndarjen e tij me Maya Jama, duke e përshkruar ndarjen si “humbjen e tij më të madhe”.
Çifti filloi lidhjen në vitin 2016, por i dhanë fund lidhjes së tyre në vitin 2020 mes thashethemeve që Stormzy kishte qenë jobesnik. Reperi foli për pasojat e ndarjes së tyre gjatë një paraqitjeje në ‘Louis Theroux Interviews’. Në një klip të dhënë nga mediat, Stormzy tha se ndarja ishte “ndoshta katalizatori më i madh” për rritjen e tij si person.