Leonardo DiCaprio ka ndezur rrjetin pasi ndau një klip nga prapaskenat e filmit të ri “What Happens at Night”, ku shfaqet krah Jennifer Lawrence. Dyshja janë fotografuar duke ecur dorë për dore gjatë xhirimeve, duke rritur menjëherë kureshtjen për projektin misterioz.
Filmi, i drejtuar nga legjendari Martin Scorsese, bazohet në romanin e Peter Cameron dhe rrëfen historinë e një çifti amerikan që udhëton në një qytet të vogël evropian për të adoptuar një fëmijë.
Por asgjë nuk shkon sipas planit, dhe sa më shumë përpiqen të kuptojnë situatën, aq më shumë humbasin në një realitet të çuditshëm dhe të paqartë.
Në kast bëjnë pjesë edhe emra të njohur si Mads Mikkelsen, Patricia Clarkson dhe Jared Harris.
Ndërkohë, për Jennifer Lawrence kjo është hera e parë që punon me Martin Scorsese, dhe ajo nuk ngurroi të kërkonte këshilla nga DiCaprio.
Aktori i zbuloi një detaj interesant: regjisori është i njohur për referencat e shumta filmike dhe madje mund t’u kërkojë aktorëve të shohin filma të tërë vetëm për një skenë të vetme.
Do të kaloni shumë mirë
-i tha ai, duke lënë të kuptohet se eksperienca me Scorsese është intensive, por unike.
Data e publikimit të “What Happens at Night” mbetet ende mister, por një gjë është e sigurt: ky film pritet të jetë një nga projektet më intriguese të momentit.