Leonardo DiCaprio dhe partnerja e tij, modelja italiane Vittoria Ceretti, tërhoqën vëmendjen në ceremoninë e Academy Awards, duke bërë paraqitjen e tyre të parë së bashku në një event të madh të industrisë së filmit.
Ceremonia u zhvillua në Dolby Theatre në Los Angeles. Aktori ishte i nominuar për çmimin “Aktori më i mirë” për rolin e tij në filmin One Battle After Another.Edhe pse Leonardo DiCaprio parakaloi i vetëm në tapetin e kuq, më vonë ai iu bashkua Vittoria Ceretti brenda sallës, ku çifti u ul së bashku gjatë ceremonisë.
Aktori u shfaq me një kostum klasik të zi me papion, ndërsa modelja italiane zgjodhi një fustan elegant ngjyrë bordo, duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe të pranishmëve.
Dyshja janë në një lidhje që nga viti 2023 dhe zakonisht përpiqen ta mbajnë romancën e tyre larg vëmendjes së mediave. Vetë aktori ka theksuar më parë se përpiqet të ruajë sa më shumë privatësinë e jetës së tij personale.
Megjithatë, edhe pse ishte i nominuar për Oscar për rolin në One Battle After Another, Leonardo DiCaprio nuk arriti ta fitojë çmimin, pasi trofeu për “Aktori më i mirë” shkoi për Michael B. Jordan për filmin Sinners.