Celebrities Health & Beauty Showbiz

Nëse dëshironi të keni format trupore të Vanessa Hudgens, ndiqni regjimin e saj ushqimor!

Aktorja e njohur Vanessa Hudgens, së fundmi ka folur për mënyrën se si ajo kujdeset për trupin e saj. Artistja 32-vjeçare u shpreh per “Shape” se:

Gjatë dy viteve të fundit, po i kushtoj shumë kujdes vetes time. Kur e pranoni plotësisht atë që jeni dhe ndaloni së provuari të shtypni pjesë të vetes, mund ta pushtoni botën.

Kohët e fundit, Vanessa është shprehur hapur edhe për rrugëtimin e saj shëndetësor. Ajo balancon disa stile të ndryshme të të ngrënit me ushqimet që i pëlqen në mënyra që mbështesin trupin e saj. Vanessa thotë se ajo krijon një balancim midis dietës Keto dhe Fasting-diet, të mos konsumosh asnjë ushqim për rreth 15 orë.

Ja se çfarë Vanessa konsumon në vaktet e saj gjatë ditës:

Mëngjesi

Filozofia ime e përgjithshme e ushqimit është, nëse është e vërtetë, unë do ta ha. Shumë gjëra janë të përpunuara dhe përmbajnë kimikate dhe përbërës që nuk mund t’i shqiptoj. Unë dua ushqim të vërtetë. Unë kam qenë vajza që haja proshutë çdo mëngjes. Por ajo që kalojnë kafshët është kaq çnjerëzore. Ky nuk është një sistem që unë mbështes.

Tani, mëngjesi i Vanessa-s zakonisht ka avokado, ndoshta sallam vegan dhe një copë bukë të shëndetshme. Mëngjeset e tjera, Vanessa zgjedh një smoothie antioksidant të mbushur me manaferra, boronica, banane dhe vaj kokosi.

Dreka

“Unë ha dy vakte më të mëdha në ditë në vend të tre”,-tha Vanessa që do të thotë se dreka zakonisht nuk llogaritet në ditën e saj. Në vend të kësaj, ajo konsumon ushqimet e saj të preferuara pas një mëngjesi të ngarkuar.

Ëmbëlsira

Gjalpë bajamesh, gjalpë kikiriku ose thjesht disa kokrra bajamesh. Njerëzit shumë herë i konsiderojnë yndyrnat në dieta si një gjë negative, por në fakt janë pozitive. Unë jam gjithmonë duke u siguruar që po konsumoj yndyrna të shëndetshme, kështu që konsumoj shumë.

Sa i përket pijeve, Vanessa konsumon pije energjike, të përgatitura vetë.

Darka

Darka varet nga gjendja ime emocionale. I lejoj vetes të kem atë që dua. Nëse kjo është një tas i madh me spageti dhe një gotë verë, atëherë unë e ha. Ndonjëherë kam dëshirë për një sallatë. Herë të tjera, janë tacos dhe një picë margarita.

Rikujtojmë se, ylli i Hollywood-it, është fotografuar së fundmi duke dërguar mesazhe në celular, teksa drejtonte makinën e saj në Los Angeles, Kaliforni. Në fotografitë e publikuara në media, aktorja amerikane shihet teksa një polic e ka ndaluar atë dhe i ka kërkuar dokumentat e qarkullimit.