Celebrities Gossip Showbiz

Nëse doni të jeni pjesë e koncerteve të Adele duhet të deheni, këngëtarja ‘urdhëron’!

Këngëtarja e njohur britanike Adele së fundmi ka shprehur se ka gjetur një mënyrë për t’i bërë edhe më argëtuese performancat e saj në Las Vegas. 34 vjeçarja, gjatë performancës së saj në Las Vegas thuhet se u tha fansave:

Shkoni dhe porosisni disa pije… sa më të dehur të jeni, aq më e mirë do dukem unë.

Krijuesja e hitit “I Drink Wine”, më parë ka bërë të ditur se vetë nuk pi kurrë derisa është duke punuar. Artistja së fundmi filloi shfaqjet e saj të shumëpritura “Weekends with Adele” në The Colosseum në Caesars Palace të premten dhe dukej e pabesueshme duke dalë në skenë me një fustan të zi për të performuar disa nga hitet e saj më të mëdha. Rikujtojmë, se Adele në koncertin e saj përdori një teknologji që kushton rreth 450 000$ për të mbrojtur zërin e saj.

Aty u instalua një sistem “kompleks” që garantoi ajrin më të mirë të mundshëm ndërkohë që ajo këndonte. Ndërkaq, Adele u shpreh se do të pushojë për pak kohë nga muzika pas shfaqjeve të saj në Las Vegas. Artistja ka zbuluar se po planifikon të marrë një diplomë në Letërsi Angleze. Këngëtarja, e cila publikoi videoklipin e këngës së saj të re “I Drink Wine” tha se do të donte të kishte shkuar në universitet pasi kishte lënë shkollën. Adele tha se do të përfundojë një kurs online për të marrë diplomën.