Health & Beauty Lifestyle Love & Sex

Nëse e shihnit seksin si një metodë efikase për të djegur kalori, mendohuni edhe njëherë!

A e keni pyetur ndonjëherë veten se a djeg seksi aq shumë kalori ose a i rrit rrahjet e zemrës mjaftueshëm sa për t’u llogaritur si ushtrim fizik? Fillimisht, seksi sigurisht që llogaritet si aktivitet fizik dhe ndonjëherë edhe arrin nivelin e ushtrimeve të moderuara.

Por nëse është konsistent apo i fuqishëm mjaftueshëm sa për t’u llogaritur si ushtrim fizik, kjo është çështje tjetër. Vlen të përmendet se edhe jeta më aktive seksuale nuk mund t’i zëvendësojë llojet e tjera të ushtrimeve fizike. Duhet të keni parasysh faktin se seksi nuk zgjat aq shumë sa ju zgjat ecja 10,000 hapa ose sa të vraponi 1.5 kilometra. Një studim ka treguar se mesatarisht akti seksual zgjat rreth gjashtë minuta, që i bie se nuk është ushtrim aq aktiv.

Veç kësaj, seksi nuk djeg aq shumë energji sa shumica e stërvitjeve. Sipas statistikave, seksi djeg 100 deri në 200 kalori për akt, por ende nuk është e vbrtetuar 100% shkencërisht. Një studim ka zbuluar se shumica e burrave djegin vetëm katër kalori për minutë në seks. Kështu, thënë më thjesht, seksi nuk mund të llogaritet aktivitet i mjaftueshëm sa për ta shfrytëzuar si arsye që të mos anëtarësoheni në palestër apo të dilni për vrap.

Kohëzgjatja e aktit seksual është një nga ankesat më të zakonshme të shëndetit seksual që prek shumicën e meshkujve në një moment të jetës së tyre. Por tani një studim i ri ka hedhur dritë mbi një ‘ilaç’ të mundshëm për ejakulimin e parakohshëm (PE). Rreth një e treta e meshkujve kanë pranuar se moszgjatja e mjaftueshme ishte një problem i zakonshëm për ta, por më pak se një e katërta në fakt kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ka një mori arsyesh pse një burrë mund të vuajë me PE, duke përfshirë depresionin, shqetësimin dhe fajin, stresin, abuzimin me substancat, abuzimin seksual ose imazhin e dobët të trupit. Tani, një rishikim i ri shkencor ka zbuluar se marrja e një hobi të ri mund t’i ndihmojë burrat të luftojnë PE dhe të zgjasin më gjatë midis çarçafëve.