Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Fashion

Nëse ju pëlqen të eksperimentoni me look-un tuaj, hidhini një sy trend-it të ri të xhinseve!

Nga pasarelat në jetën e përditshme, supermordelja e njohur Irina Shayk mori të gjithë vëmendjen në rrugët e New York-ut këtë javë, veshur me xhinset që Thierry Mugler dizenjoi gjatë muajit mars.

Pantallonat bardhë e zi njihen ndryshe si “pantallona-tanga” sepse vendosja e dy ngjyrave është e tillë që të jep formën e të brendshmeve tek të pasmet. Xhinset asimetrike kanë qenë në modë thuajse gjithë vitin, por këto të fundit vijnë me një detaj krejt tjetër.

Modeli u pa fillimisht në pasarela, veshur nga modelja e njohur Bella Hadid.

Irina Shayk.

Nëse e konsideroni veten një fashioniste të vërtetë, duhet t’i kushtoni vëmendje maksimalisht veshjeve tuaja dhe trend-eve të reja. Është shumë e rëndësishme të zgjidhni veshjen e duhur, në momentin e duhur.

Një xhaketë xhins e markës Prada, e dizejnuar në forma dhe stile të ndryshme është gjithçka që ju duhet në garderobën tuaj. 

Nuk kemi asnjë dyshim që maska e COVID-19 është kthyer në një barrë të rëndë për secilin prej jush dhe këtë gjë e keni ndierë më shumë kur jeni veshur super klas për të dalur diku dhe jeni detyruar të vendosni dhe maskën që më siguri ju ka prishur të tërë look-un.

Por le të qëndrojmë optimistë sepse jo gjithmonë maska ju bën të dukeni keq. Së fundmi, modelja e njohur Irina Shayk ka suprizuar të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Rikujtojmë, se ndarja e bujshme mes Kanye West dhe Kim Kardashian është ende e freskët pavarësisht se shumë persona e kishin të vështirë për ta perceptuar pasi dyshja gjithmonë kanë qënë një forcë e madhe për njëri-tjetrin.

Thashetheme të reja po qarkullojnë në rrjet dhe këto të parat le të mos e mohojmë që na pëlqejnë shumë. Një tabloid mjaft i besueshëm i quajtur “Doux Moi” ka publikuar një mesazh të një burimi pranë personazheve të famshëm që ka thënë se Irina Shayk dhe Kanye West po shoqërohen me njëri-tjetrin.

Rikujtojmë, se kombinimi i çorapeve dhe sandaleve është përsëri në trend, gjykuar kjo nga postimet në rrjetet sociale, por edhe koleksionet e reja të markave kryesore të modës. Edhe pse ky kombinim shpesh konsiderohej i papëlqyeshëm, shumë marka të modës vendosën ta promovojnë atë përsëri.