Fashion Showbiz

Maska e COVID-19 tanimë në një tjetër nivel, kjo falë supermodeles Irina Shayk!

Nuk kemi asnjë dyshim që maska e COVID-19 është kthyer në një barrë të rëndë për secilin prej jush dhe këtë gjë e keni ndierë më shumë kur jeni veshur super klas për të dalur diku dhe jeni detyruar të vendosni dhe maskën që më siguri ju ka prishur të tërë look-un.

Por le të qëndrojmë optimistë sepse jo gjithmonë maska ju bën të dukeni keq. Së fundmi, modelja e njohur Irina Shayk ka suprizuar të gjithë ndjekësit e saj në Instagram. Dukja e saj super seksi i ka çmendur të gjithë! Jo çdo nënë do të guxonte të paraqitej në këtë mënyrë por mesa duket Irina nuk e vret fare mendjen çfarë mendojnë të tjerët.

Supermodelja ka mbajtur veshjen e sfilatës së stilistit Mugler dhe ka vendosur dhe maskën për të plotësuar këtë look ekstravagant.

Neve na duket fantastike, po juve?!

Rikujtojmë, se së fundmi 35-vjeçarja është parë duke ecur në pistën e “Versace’s Milan Fashion Week”, ndërsa reklamoi linjën e re të rrobave.

Bukuroshja ka treguar gjithashtu se ajo dhe ish-partneri i saj, Bradley Cooper, gëzojnë një raport mjaft të mirë për hir të vajzës së tyre. Në një intervistë për “British Vogue” modelja ruse ka folur për herë të parë mbi jetën e saj të re si një nënë single dhe u shpreh se ndonjeherë gjërat bëhen shumë të vështira.