Celebrities Gossip

Kanye West hidhet në krahët e supermodeles Irina Shayk pas ndarjes?!

Ndarja e bujshme mes Kanye West dhe Kim Kardashian është ende e freskët pavarësisht se shumë persona e kishin të vështirë për ta perceptuar pasi dyshja gjithmonë kanë qënë një forcë e madhe për njëri-tjetrin.

Thashetheme të reja po qarkullojnë në rrjet dhe këto të parat le të mos e mohojmë që na pëlqejnë shumë. Një tabloid mjaft i besueshëm i quajtur “Doux Moi” ka publikuar një mesazh të një burimi pranë personazheve të famshëm që ka thënë se Irina Shayk dhe Kanye West po shoqërohen me njëri-tjetrin.

Këto momentalisht mbeten aludime pas ende nuk ka fakte që e vërtetojnë këtë gjë por ky burim thotë se ka diçka përtej punës dhe shoqërisë që po i afron ata të dy. E teksa na duhet pak kohë që të përtypim këtë informacion të ri, një tjetër ka qarkulluar që këmbëngul edhe më shumë se Kanye West dhe supermodelja Irina Shayk janë në hapat e parë të një romance.

Dyshja njihen që prej vitit 2010 dhe Irina, e cila më parë ka qënë në një lidhje të gjatë me aktorin e famshëm Bradley Cooper e me të cilin ka gjithashtu edhe një vajzë, ka qënë mbështetja e West që në fillimet e markës së tij Yeezy.