Lifestyle Love & Sex

Nëse ndiheni të trishtuara pas seksit nuk jeni të vetmet, zbulojeni pse ndodh kjo!

Besojeni ose jo, është një ndjesi e përbashkët për burrat dhe gratë që të kenë një lloj depresioni pas seksit, edhe në qoftë se marrëdhënia ka qenë ndër më të mirat. Kështu që herën tjetër që do të ndodhë dhe partneri nuk do të jetë aty për bisedën pas aktit, mendo që nuk je e vetmja që e përjeton këtë lloj ankthi.

Ka një emër të vetëm për këtë gjendje. Quhet post-coital tristesse (PCT). Termi vjen nga latinishtja post-coital dhe frëngjishtja tristesse “trishtim”. Shumë njerëz që vuajnë nga PCT, pra nga ky lloj trishtimi pas marrëdhënies seksuale, përjetojnë ndjenja të forta dhimbjeje, ankthi, menjëherë pas seksit, deri në dy orë më vonë.

Por pse ndodh kjo? Kjo ka të bëjë me hormonin e prolaktinës. Gratë kanë për të prodhuar qumësht, por këtë e kanë edhe burrat. Trupi e prodhon prolaktinën pas orgazmës për të luftuar dopaminën, hormonin përgjegjës për nxitjen seksuale. Por nga ana tjetër, ai mund të shkaktojë edhe gjendjen e melankolisë.

Seksi është mbi të gjitha lidhje me dikë dhe, ndërsa dopamina të stimulon të ndihesh në gjendje të shkëlqyer ndërsa jeni duke bërë seks, më pas, realiteti mund ta rrëzojë këtë gjendje. Mund të ndihesh e frikësuar apo e shqetësuar në lidhje me angazhimet e ndryshme që ke, kështu që mund të duash të rrish vetëm dhe të kërkosh distancë nga partneri. Seksi gjithashtu të bën të thuash gjëra të nxehta dhe shumë intime mes njëri-tjetrit si fjala ‘të dua’, por më vonë, të gjitha këto mund të mos duken ide edhe aq e mirë.