Celebrities Fashion

Nëse nuk jeni fansa të Crocs, mendohuni edhe njëherë kur të shihni koleksionin e ri të tyre!

Të enjten, Hidden Valley dhe artistja Saweetie, njoftuan fillimin e bashkëpunimit të tyre me kompaninë Crocs. Crocs është e njohur për sandalet apo shapkat ‘e shëmtuara’, apo që jo çdo kush mund t’i zgjidhte, por duket se janë ndër më të preferuarat e të famshmëve.

Në postimin e publikuar së fundmi nga reperja e njohur, shihen një palë shapka ngjyrë kremi me detaje të gjelbra, si për t’i ngjarë erëzave. Saweetie shkruan:

Po ju jap diçka të shijshme për të festuar bashkëpunimin tim me Hidden Valley. Qendroni gati pasi diçka e lezetshme nga Crocs po vjen.

 

Nëse ky koleksion ju hapi oreksin, bëhuni gati, pasi bashkëpunimet e fundit të Crocs me të famshëm si Justin Bieber, Post Malone dhe Bad Bunny janë shitur menjëherë. Dhe bashkëpunimi i Saweetie me Hidden Valley do të jetë edhe më i vështirë për fansat për t’u blerë, pasi koleksioni i kufizuar do të jetë i disponueshëm vetëm për blerje në internet.

Fansat mund të vizitojnë Crocs.com nga 16 Shtatori në orën 2 pasdite deri më 20 Shtator në orën 12 pasdite për të pasur një shans për të blerë shapkat me sasi të kufizuar në dispozicion. Hidden Valley gjithashtu ka postuar bashkëpunimin me reperen në Instagram, ku ka shkruar:

Askush nuk e pëlqen salcën ranch aq shumë sa Saweetie dhe askush nuk bën bashkëpunime si Crocs. Koleksioni i ri është zyrtarisht në shitje. Tani keni mundësinë për të bërë blerjet tuaja. Sasia është e limituar.

Rikujtojmë se, Saweetie bëri një paraqitje legjendare teksa u shfaq në eventin Dolce & Gabbana në Venecia. Reperja, 28 vjeçe dukej magjepsëse veshur me një fustan sateni në ngjyrë të gjelbërt të errët.