Film & Tv Gossip

“Netflix” ia kalon “Disney”-t në vlerë për herë të parë!

Kompania “Netflix” ka tejkaluar “Walt Disney” në vlerë për herë të parë në një vit. Parakalimi është i lidhur me dobësinë e aksioneve të “Mickey Mouse” në Wall Street, ku humbën pas zhgënjimit për rritjen e abonentëve “Disney +”.  Netflix ka një kapital tregu prej 291 miliardë dollarësh pas një rritjeje prej 27% që nga fundi i korrikut, nga 288.7 miliardë të Disney.

Ishte paralajmëruar kohë më parë dhe duket se Netflix ka bërë realitet videolojrat në platformën e saj. Fillimisht ato do të jenë të disponueshme vetëm për përdoruesit e smartfonëve me sistem operimi Android, e më pas do të jenë të aksesueshme në të gjitha pajisjet.

Si fillim abonuesit do të mund të luajnë pesë lojëra: ‘Stranger Things: 1984’, ‘Stranger Things 3: The Game’, ‘Card Blast’, ‘Teeter Up’ dhe’ Shooting Hoops’. Në një deklaratë thuhet se:

Edhe pse është fillimi i rrugëtimit të gjatë, jemi të lumtur që mund të ofrojmë përvojën e videolojërave që dallojnë nga ato që aktualisht janë pa pagesë.

Lojërat e para kanë një grafikë relativisht të thjeshtë dhe mund të luhen nga të gjithë, por nga Netflix kanë theksuar se me kalimin e kohës planifikojnë të krijojnë lojëra më të shumëllojshme. Aktualisht vetëm përdoruesit e Android mund t’i shfrytëzojnë këto risi nga Netflix, pasi për iOS duhet të presin akoma.

Duke qënë se jemi në muajin nëntor, të gjithë ju dashamirësve të filmave ju duhet një listë me filmat që pritet që të lançohen. Nuk bëhet fjalë vetëm për filma, por edhe për seriale, duke qenë se po hyjmë në një sezon shumë më të bukur siç është ai i Krishtlindjeve. Në këtë link ne ju njohim më një listë të serialeve dhe filmave që janë lançuar dhe pritet të lançohen shumë shpejt.