Bota Botë e Çuditshme Lifestyle

Nga një çmim modest në 375,000 dollarë, fatlumi fiton shumën e majme në lotari!

Një burrë nga Karolina e Jugut e ktheu një çmim llotarie prej 15 dollarësh në një fitim të papritur prej 375,000 dollarësh duke riinvestuar fitimet e tij origjinale në një tjetër biletë gërvishtëse. Lotaria  ‘South Carolina Education’ tha se burri nga Midlands fitoi një çmim prej 15 dollarësh nga një lotari dhe vendosi të përdorte një pjesë të çmimit të tij për të blerë një tjetër biletë gërvishtëse të ‘Mighty Jumbo Buck’s nga ‘S M Mart’ në autostradën 1 në Lugoff.

Bileta e dytë doli se kishte çmim fitues prej 375,000 dollarë. Ai bëri të ditur se fitimi i çmimit të madh bëri që ai të ndërroi mendje për një gjë. Fatlumi u tha punonjësve të lotarisë:

Po më dridheshin duart… Gjithmonë kam thënë se nëse fitoj një shumë të madhe, nuk do të luaj më. Por tani unë mendoj se do të luaj herë pas here.

Rikujtojmë se, një grup prej 165 personash nga një fshat belg kanë fituar kolektivisht më shumë se 143 milionë euro në lotarinë EuroMillions. Banorët nga Olmen, në provincën Antwerp, paguanin në mënyrë të barabartë për të blerë bileta te shitësi i tyre lokal i gazetave. Secili prej tyre fitoi rreth 868,000 €, sipas Lotarisë Kombëtare Belge.

EuroMillions tha se xhekpoti përfundimtar ishte 142,897,164 €. Joke Vermoere, një zëdhënës i Lotarisë Kombëtare, tha se sukseset e grupit nuk ishin të rralla në Belgjikë, por kjo ishte fitorja më e madhe në grup ndonjëherë. Vermoere ishte në dyqanin e gazetave kur disa nga fituesit dëgjuan lajmin. Ajo e përshkroi fitoren si dhurata më e mirë e Krishtlindjes.