Celebrities

Nga sot e tutje nuk do ta quajmë më Arnold Schwarzenegger por Zeusi! Doni ta dini arsyen pse?

Tani Arnold Schwarzenegger po përballet me Olympus. Të enjten, aktori ndau një poster për një projekt të ri misterioz të quajtur “Zeus” në rrjetin e tij social Instagram, ku shfaqej i veshur si kryezoti i grekëve. Duke lënë edhe një mbishkrim të fshehtë.

Vjen në shkurt 2022.

Ndërsa faqja e Schwarzenegger në IMDb nuk ka një film që liston “Zeus”-in si projekt, “Men’s Health” raporton se projekti mund të jetë një reklamë e mundshme e “Super Bowl” për transmetimin e lojës më 13 shkurt. Ish-guvernatori i Kalifornisë ka vazhduar të jetë i zënë duke punuar në filmat e Hollywood-it me projekte si “Kung Fury 2”, “Triplets” dhe “The Legend of Conan”.

Arnold Schwarzenegger u përfshi në një aksident automobilistik me katër automjete të tjera ditën e kaluar, ku një grua mbeti e plagosur. Një përfaqësues i aktorit ka thënë për revistën “People” se gjendja e tij është e mirë, por ai është i shqetësuar vetëm për gruan që u plagos.

Departamenti i Policisë së Los Angeles konfirmoi se një aksident ka ndodhur në Sunset Blvd. dhe Allenford Ave. Ish-guvernatori i Kalifornisë, 74 vjeç, ishte brenda një makine të tipit Yukon që goditi një Toyota Prius të kuqe, duke shkaktuar hapjen e airbagëve të SUV-së. Siç u raportua fillimisht nga TMZ, makina e tij u rrotullua mbi automjetin tjetër përpara se të kthehej dhe të rrotullohej mbi një Porsche Cayenne.

Personi në timonin e makinës tjetër, e cila mësohet se është një grua e paidentifikuar, ka pësuar lëndime dhe është transportuar me ambulancë në spital. “ABC 7” raportoi se askush nuk është arrestuar dhe alkooli nuk besohet të ketë qenë një faktor, sipas “People”.