Celebrities Showbiz

Nick Cannon habit me veprimet e tij në “BET Hip Hop Awards 2021”!

Komediani, aktori dhe reperi i njohur Nick Cannon, bëri një paraqitje disi të çuditshme në eventin e fundit ku mori pjesë. Ai u shfaq i veshur me një jelek antiplumb dhe një pellush në ngjyrë të bardhë, teksa shtrihet në tokë në tapetin e kuq të eventit “BET Hip Hop Awards 2021”.

Reperi 40-vjeçar u pa duke u hedhur në dysheme ndërsa po ecte në tapetin e kuq gjatë ceremonisë. Ai bëri një parakalim në tapetin e kuq i veshur me jelek antiplumb prej ari, pellush të bardhë, çorape me ngjyra të ndryshme, pantallona të shkurtra plazhi në ngjyrë të bardhë dhe shapka plazhi në ngjyrat rozë dhe jeshile. Si aksesor kishte vendosur një kapele ngjyrë ari, syze të mëdha në ngjyrë të kuqe me gurë dekorativ dhe disa varëse argjendi. Nick nuk ishte vetëm një figurë e tapetit të kuq në “BET Hip Hop Awards 2021”, por gjithashtu ai argëtoi të ftuarit me një shfaqje në event gjatë ndarjes së çmimeve.

Përflitet se ai mund të zëvendësojë prezantuesen dhe sipërmarrësen e njohur Wendy Williams në emisionin e saj, nëse shëndeti i saj nuk përmirësohet. Premiera e sezonit të saj të fundit është vonuar më shumë se një herë për shkak të problemeve shëndetësore me të cilat është përballur gjatë muajit të kaluar. Wendy është e infektuar me COVID-19 dhe gjendja e saj po përkeqësohet, ndërsa ndodhet e shtruar në spital për një kontroll të shëndetit mendor. Një burim i brendshëm i “Page Six” ka pohuar se:

 Të gjithë po shpresojmë që Wendy të bëhet mirë dhe të kthehet pranë nesh. Ajo po mendon për një plan rezervë.

“BET Hip Hop Awards” u mbajt në “Qendrën e Arteve Performuese të Energjisë Cobb” ku mirëpriti një listë të ftuarish përfshirë reperin amerikan Nelly dhe këngëtaren e njohur BIA. Artistët e famshëm Fat Joe, Tyler The Creator, Remy Ma, Kidd Kenn, Latto, LaNell Grant, Tobe Nwigwe dhe Martika Ivory Rogers ishin gjithashtu mes të pranishmëve.

Rikujtojmë se, Nick Cannon, ka një përgjigje epike për gjithë ata që pyesin se pse ka kaq shumë fëmijë. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Cannon ka patur katër fëmijë me tre gra të ndryshme në më pak se një vit dhe ka në total shtatë fëmijë. Vetëm para pak kohësh, ai u bekua me ardhjen në jetë të një djali.